Një politikan gjerman, i kontrolluar tërësisht nga Rusia?

Bota

Një politikan gjerman, i kontrolluar tërësisht nga Rusia?

Më: 5 prill 2019 Në ora: 14:56
Presidenti rus, Putin

Politikani gjerman i ekstremit të djathtë, Markus Frohnmaier mund të kthehet në një ligjvënës të kontrolluar tërësisht nga Rusia.

Dokumente ruse, që kanë rënë në duart e BBC-së tregojnë se Frohnmaier, anëtar i “AfD”-së, figuron aty si person që mund të influencohet.

Dokumentet datojnë prillin e vitit 2017. Asokohe, ai ishte thjesht kandidat për t’u zgjedhur në “Bundestag”, ku arriti të hynte më pas shtatorin e po atij viti.

Më kryesori prej tyre, i shkruar në rusisht, është praktikisht një draftstrategji, e cila përcjell në detaje përpjekjet për të ndikuar mbi opinionin publik dhe vendimmarrjen në mbarë BE-në, lidhur me tema të tilla si Krimeja, Ukraina dhe sanksionet e BE-së kundër Rusisë.

Në fund ka diçka më specifike. Te pjesa e shënuar “zgjedhjet në Bundestag”, dokumenti përcaktonte një kandidat: Markus Frohnmaier. Aty thuhej se mundësitë e tij për të hyrë në Parlamenti ishin të larta, ndërsa ajo që kërkohej ishte mbështetje gjatë fushatës elektorale.

Vet Frohnmaier, i cili ka folur shpeshherë kundër sanksioneve europiane ndaj Moskës dhe ka bërë udhëtime në Krime e në territoret ukrainase të aneksuara nga Rusia në vitin 2014, i tha BBC-së se nuk kishte asnjë dijeni mbi këto dokumente.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat