BE-ja dhe Kina shfaqin vështirësi në marrëdhëniet tregtare

Bota

BE-ja dhe Kina shfaqin vështirësi në marrëdhëniet tregtare

Më: 5 prill 2019 Në ora: 19:56
Pamje nga takimi

Bashkimi Europian dhe Kina po hasin vështirësi për të rënë dakort mbi një deklaratë të përbashkët mbi marrëdhëniet e tyre, në mungesë të angazhimeve të mjaftueshme nga ana e Pekinit, tre ditë nga një samit në Bruksel, bëri të ditur për median burime që përputhen.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk u rekomandoi shteteve anëtare të BE-së për të hedhur poshtë projektdeklaratën e samitit BE-Kinë ashtu siç është aktualisht, pasi Kina nuk i është përgjigjur pritshmërive kryesore dhe kërkesave të BE-së, sqaron një burim europian.

Sipas këtij burimi, pala kineze refuzon të garantojë një akses në treg dhe kushte për konkurrencë të barabartë për kompanitë europiane që operojnë në këtë shtet. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat