Pritje e ngrohtë e Merkel për Barack Obaman

Bota

Pritje e ngrohtë e Merkel për Barack Obaman

Më: 5 prill 2019 Në ora: 23:10
Merkel dhe Barack Obaman

Angela Merkel është një lidere që gjithmonë ka qenë direkte. Dhe tani duket që kancelarja gjermane nuk mund të fshijë ndjenjat e saja as ndaj presidentëve amerikanë.

Merkel mirëpriti ish presidentin e SHBA’së Barack Obama në Berlin sot, dhe dyshja u panë në një përqafim të ngrohtë pas një takimi në presidencën gjermane.

Kjo mikpritje e ngrohtë ndaj Obamas është kontrast i madh në krahasim me marrëdhëniet që ka kancelarja me presidentin e tanishëm Donald Trump.

Obama më herët kishte thënë që Merkel ishte një ndër partnerët e preferuar ndërkombëtar, gjatë kohës së tij në zyrën ovale.

Obama arriti në Gjermani dje dhe mbajti një fjalim para 14 mijë njerëzve në Samitin Botërorë të lidershipit që u mbajt në Koln.

Sot dyshja besohet të kenë diskutuar marrëdhëniet trans-atlantike. Kjo vjen pas marrëdhënieve jo aq të mira mes Gjermanisë dhe SHBA’së, me presidentin Trump që kishte akuzuar Merkelin se kishte ulur shpenzimet për ushtri të shtetit gjerman poshtë kuotave të NATO’së.

Plani i fundit buxhetor i Gjermanisë, i zbuluar muajin që shkoi, tregoi që shpenzimet për mbrojtje ranë nën kuotën 2% të GDP’së që pritet nga vendet anëtare të NATO’së.

Image
Image
Image

Merkel kishte hedhur poshtë këto kritika, duke thënë që Gjermania nuk do ndihmën ndaj shteteve në zhvillim në favor të shpenzimeve në ushtri.

Këtë muaj presidenti Trump, duke u ankuar për mënyrën se si Gjermania paguan pjesën e saj në NATO, tha që babai i tij kishte lindur në këtë vend.

Trump përsëriti një gabim që e ka bërë në publik së paku dy herë, duke thënë që babai i tij vjen nga Gjermania, duke qenë se babai i tij ka lindur në të vërtet në New York, ndërsa është gjyshi i tij ai që ka lindur në Kallstadt, një fshat në Gjermani.

Ai e bëri këtë gafë gjatë një konference për shtyp me sekretarin gjeneral të NATO’s Jens Stoltenberg.

Politikani norvegjez ka përkrahur presidentin amerikan në kauzën e tij për rritje të shpenzimeve të shteteve anëtarëve të NATO’s në ushtri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat