OKB, thirrje për armëpushim në Libi

Bota

OKB, thirrje për armëpushim në Libi

Më: 7 prill 2019 Në ora: 19:50
Libyan National Army (LNA) members, commanded by Khalifa Haftar

Kryeministri i Libisë i mbështetur nga Kombet e Bashkuara, Fayez Sarraj, e ka quajtur veprimin e gjeneralit Haftar një përpjekje për grusht shteti. Haftar dhe forcat e tij duket se kanë fituar terren në periferitë e kryeqytetit, por Kryeministri Sarraj thotë se trupat qeveritare janë të përgatitura për t’u përballur me ato.

Misioni i OKB-së në Libi, u ka kërkuar të gjitha palëve në rajon që të respektojnë një armëpushim humanitar prej dy orësh.

Mediat arabe transmetuan video të forcave të gjeneralit Haftar duke hyrë në aeroportin ndërkombëtar të Tripolit, përpara se të zinin pozicione jashtë tij./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat