Rusia ndërhyn edhe në Libi/ OKB i kërkon trupave të Haftar që të ndalojnë marshimin drejt Tropolit

Bota

Rusia ndërhyn edhe në Libi/ OKB i kërkon trupave të Haftar që të ndalojnë marshimin drejt Tropolit

Më: 8 prill 2019 Në ora: 07:49
Chalifa Haftar të ndalojnë marshimin e tyre drejt Tripolit

Këshilli i Sigurimit të OKB-së kërkon që trupat e gjeneralit renegat libian, Chalifa Haftar të ndalojnë marshimin e tyre drejt Tripolit.

Ofensiva e tij e ka shqetësuar shumë këtë organizëm, i cili kërkon që përgjegjësve për përshkallëzimin e ri të situatës në Libi t’u kërkohet llogari.

Që prej rrëzimit të detyruar me forcë me ndihmën edhe të perëndimit, të pushtetmbajtësit Muammar al – Gaddafi, në vitin 2011, në vend sundon kaosi.

Luftëtarët e Haftarit po kërkojnë të rimarrin kryeqytetin libian, ku ndodhet në pushtet qeveria e kryeministrit Fajis al-Sarradsch, e njohur nga ndërkombëtarët.

Gjenerali renegat përkrahet nga Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti.

Po ashtu si qeveria e Saradsch-it edhe LNA e Haftarit është e lidhur me shumë milicë lokalë.

Në afërsi të Tripolit, trupat paraushtarake besnike të ekzekutivit kanë zhvilluar luftime të ashpra me trupat e Haftarit, luftëtarët e të cilit u raportua të kenë marrë kontrollin e aeroportit ndërkombëtar që ndodhet në rrethinat jugore të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat