Pako me kokainë pluskojnë ende në Detin e Zi

Bota

Pako me kokainë pluskojnë ende në Detin e Zi

Më: 10 prill 2019 Në ora: 17:48
Ilustrim

“Ne kemi kapur deri më tani rreth 170 kilogramë kokainë të një cilësie të lartë”, njoftoi ministri i Brendshëm bullgar, Mladen Marinov.

Mënyra e veprimit të krijon përshtypjen e një skeme të dorëzimit të drogës në det të hapur mes dy ekuipazheve.

Pakot bullgare u gjetën duke pluskuar në afërsi të portit bullgar të Chabla (verilindje) jo larg pjesës rumune të Detit të Zi.

Në bregdetin rumun janë kryer sekuestrime të bujshme të drogës këto javët e fundit.

Rreth 330 kilogramë kokainë u gjetën në bregdet dhe u peshkuan në det të hapur, ndërsa pak më shumë se një ton kokainë e paketuar në 36 qese plastike me shumë mundësi nga i njëjti mënyrë transporti u kap më 20 mars në një varkë të përmbysur në deltën lindore të Danubit.

Dy trafikantë të dyshuar serbë u arrestuan për lidhje me sekuestrimin e fundit të sasisë së drogës, përcjell Atsh.

Çmimi i drogës me një pastërti deri në 90% vlerësohet në disa qindra miliona euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat