Koment i të ftuarit: Asnjë të ardhme diktaturave ushtarake!

Bota

Koment i të ftuarit: Asnjë të ardhme diktaturave ushtarake!

Më: 13 prill 2019 Në ora: 11:34
Ilustrim

Për një kohë të gjatë ushtria gëzoi në botën arabe prestigj të lartë. Por masat e revoltuara mezi presin një të ardhme tjetër, mendon Rainer Hermann nga Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Në botën arabe rrota e historisë po kthehet pas. Sepse që nga Egjipti në Algjeri deri në Sudan po e marrin pushtetin ushtarakët. Ata po e imponojnë të paktën hë për hë kundërrevolucionin e tyre, në kundërshtim me të gjitha protestat masive. Kjo në një kohë kur prestigjin ato kanë kohë që e kanë humbur. Meqenëse i patën çuar vendet e tyre drejt pavarësisë, të cilën më vonë edhe e mbrojtën, ato qenë të besueshme për një kohë të gjatë. Veç kësaj, në shtetet e reja ato kanë qenë institucioni, në të cilin qe i mundur avancimi social edhe për njerëz nga shtresa të varfra.

Të etura për pushtet, të ngurtësuara dhe korrupte

Por e gjitha kjo bën pjesë në të kaluarën e idealizuar. Ushtarakët erdhën në pushtet me premtimin që të krijojnë një shtet të fortë, për ta shkurtuar me shpejtësi prapambetjen në zhvillim ndaj Perëndimit. Por në dekadat e shkuara te ata u forcua etja për pushtet, u bënë të ngurtë dhe u korruptuan. Aparati i sigurisë nuk i shërbente më mbrojtjes së vendit nga armiqtë e jashtëm, por mbajtjes nën kontroll të popullit. Hendeku midis ushtrisë, si simbol i shtetit të fortë dhe i shoqërisë së cilës i kishin hequr zotësinë për të vepruar u bë më i thellë dhe më i gjerë. Për shkak të të menduarit si në një lojë me shumën zero - po t'i jap diçka tjetrit, unë kam më pak- shtetet e dominuara nga ushtria ofrojnë pak shanse për avancim dhe nuk ofrojnë më konkurrencë të shëndetshme.

Presioni në kazan u desh që nga ky shkak të shtohej, derisa kazani shpërtheu për herë të parë në fillim të vitit 2011. Aty ku ushtria, aparati i sigurisë dhe shteti i thellë qenë (dhe janë ende të dobët), u bë e mundur që si në Tunizi dhe në Marok - të formohej një pluralizëm i ri shoqëror. Përkundrazi, kudo ku ushtria ka se çfarë të humbasë nga ato që i kanë dhënë me bamirësi, është e gatshme për gjithçka, për të mbrojtur piramidën e pushtetit dhe për të eleminuar liritë shoqërore.

Image
Rainer Hermann

Algjeria dhe Sudani kanë përparësinë që tetë vjet pas kulmit të parë të protestave masive arabe të mësojnë nga përvojat e shteteve të tjera, për të shmangur kështu gabime. Demonstruesit në Algjeri dhe në Sudan vërtet që e pranojnë që ushtarakët nevojiten në një periudhë tranzitore, për të garantuar rendin. Por ata ngulin këmbë edhe që në organet tranzitore të jenë të përfaqësuara, krahas ushtarakëve, edhe civilët.

Ora e ndalur në Egjipt

Vendimtare do të jetë me sa përgjegjësi do të veprojnë ushtarakët. Në shembullin e Egjiptit ata vërtet mund të shohin se si mund ta qetësosh një vend me represion. Por koha e diktaturave të plumbta ka kaluar. Ato mundet ta ndalin orën - si në Egjipt. Por e ardhmja nuk u përket atyre./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat