Indonezia goditet nga tërmeti, ngrihet alarmi për cunami

Bota

Indonezia goditet nga tërmeti, ngrihet alarmi për cunami

Më: 13 prill 2019 Në ora: 14:34
Pamje nga termeti

Një tërmet i fuqishëm prej 6.8 shkallësh e ka goditur pjesën lindore të Indonezisë. Raportohet se një person ka vdekur, ndërsa autoritetet i kanë paralajmëruar banorët për rrezikun nga cunami.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte në thellësi prej 17 kilometrash nën sipërfaqen e tokës dhe u regjistrua në bregdetin lindor të ishullit Sulawesi. Vitin e kaluar, qyteti i Palus në Indonezi ishte goditur nga një tërmet prej 7.5 shkallësh, duke lënë të vdekur më shumë se 4300 njerëz.

Instituti amerikan për gjeologji ka njoftuar se kjo zonë është goditur edhe nga tri dridhje më të dobëta pas tërmetit të së premtes. Besohet se këto dridhje mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme për shkak të cilësisë së dobët të ndërtesave.

Agjencia indoneziane e fatkeqësive e lëshoi paralajmërimin për cunami për banorët e rajonit të Morowalit, duke i këshilluar banorët që të qëndrojnë sa më larg bregdetit.

Në këtë shtet ende po ndihen pasojat e tërmetit të vitit të kaluar. Mijëra banorë në Palu ende janë duke jetuar në tenda. Të paktën 170 mijë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, ndonëse autoritetet po bëjnë përpjekje që ta kthejnë gjendjen normale.

Indonezia është një nga shtetet që goditet më së shumti nga tërmetet për shkak të afërsisë me të ashtuquajturën “unazë e zjarrtë”, ku pllakat tektonike lëvizin më shpesh, shkruan “The Guardian”, transmeton 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat