American Airlines shtyn fluturimet e 737 MAX deri më 19 gusht - Bota Sot
American Airlines shtyn fluturimet e 737 MAX deri më 19 gusht

Bota

American Airlines shtyn fluturimet e 737 MAX deri më 19 gusht

Më: 14 prill 2019 Në ora: 20:32
American Airlines

​Linja ajrore American Airlines njoftoi sot se fluturimet e Boeing 737 MAX do të shtyhen deri më 19 gusht.

Në këtë mënyrë, sipas AP, rreth 115 fluturime të American Airlines në ditë do të shtyhen ose 1.5 për qind e fluturimeve gjatë sezonit veror, transmeton KosovaPress.

Zyrtarët e kompanisë thanë se besojnë që Boeing 737 MAX do të marrë një certifikatë të re të sigurisë për fluturime para datës 19 gushtit, por ata do të dëshironin të ketë besueshmëri maksimale të avionit për kulmin e sezonit turistik.

Avionët Boeing 737 MAX janë aterruar në të gjithë botën pas rrëzimit të avionit të Airlines Ethiopian ku humbën jetën 157 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit. Vetëm pesë muaj më parë, për shkak të një arsyeje të ngjashme, u rrëzua edhe 737 MAX i kompanisë indoneziane Lion Air, me ç'rast 189 vetë humbën jetën.

American Airlines zotëron 24 dhe pret edhe 16 aeroplanë të tjerë 737 MAX këtë vit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...