Gjykata spanjolle i kthen materialet e vjedhura, ambasadës së Koresë së Veriut

Bota

Gjykata spanjolle i kthen materialet e vjedhura, ambasadës së Koresë së Veriut

Më: 17 prill 2019 Në ora: 07:09
Gjykata spanjolle

Materiali i vjedhur nga disa njerëz që ndërhynë në Ambasadën e Koresë së Veriut në Madrid, në shkurt, është kthyer nga autoritetet spanjolle në misionin e Phenianit, pa një rishikim të përmbajtjes, tha një burim gjyqësor spanjoll të martën.

Hetuesit thanë se ndërhyrësit, anëtarët e vetëdeklaruar të një grupi që kërkonte rrëzimin e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, hoqën kompjuterët dhe hard driver-at nga ambasada, përpara se të iknin në Shtetet e Bashkuara, ku ia dorëzuan materialin FBI-së.

Burimi gjyqësor spanjoll tha se FBI e ktheu materialin dy javë më parë në gjykatën spanjolle, duke hetuar bastisjen. Gjykata nuk e ka shqyrtuar materialin, para se ta kthejë atë në Ambasadën e Koresë së Veriut, në përputhje me praktikën standarde për të mbrojtur informacionin diplomatik, tha burimi.

Një burim tjetër, i njohur me përfshirjen e qeverisë amerikane në këtë rast, konfirmoi se FBI kishte kthyer materialin tek autoritetet spanjolle. Nuk dihej se si u trajtua materiali në Shtetet e Bashkuara.

Një grup prej të paktën 10 personash sulmuan ambasadën në shkurt dhe rrahën disa persona, duke i mbajtur peng me orë të tëra, para se të iknin, tha gjykata spanjolle më herët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat