Paralajmërohet takim mes Kimit e Putinit

Bota

Paralajmërohet takim mes Kimit e Putinit

Më: 17 prill 2019 Në ora: 20:39
Putin dhe Kim Jong

Emisari amerikan për Korenë e Veriut pritet sot në Moskë për bisedime me zyrtarët rusë, përpara një takimi të mundshëm javën e ardhshme mes Kim Jong Un dhe Vladimir Putin.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, Stephen Biegun pritet të bisedojë të mërkurën dhe të enjten me zyrtarët rusë rreth përpjekjeve për arritjen e një denuklearizimi përfundimtar dhe plotësisht të verifikueshëm të Koresë së Veriut.

Kjo vizitë bëhet e mundur ndërsa mediet ruse, koreno-jugore dhe japoneze raportojnë se Kim Jong Un dhe Vladimir Putin mund të zhvillojnë së shpejti samitin e parë dypalësh, në Lindjen e Largët ruse.

Gazeta ruse ‘’Izvestia’’, e cila citon burime diplomatike raportoi sot se takimi do të mbahet në qytetin rus të Vladivostok, përpara vizitës së Putinit në Kinë më 26 dhe 27 prill, për një samit ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat