Gjashtë shtetet që nuk kanë aeroport

Bota

Gjashtë shtetet që nuk kanë aeroport

Më: 18 prill 2019 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Kur jeni duke udhëtuar në ndonjë shtet tjetër, gjëja e parë që ndoshta e bëni është që të e prenotoni fluturimin. Por në disa shtete nuk mund që të fluturoni direkt, pasi që ato nuk kanë aeroporte, shkruan Business insider.

Vatikani

I ndodhur në një zonë midis qytetit të Romës, Vatikani nuk ka një aeroport të vetin, por vizitorët lehtësisht mund të shkojnë atje nëpërmjet kryeqtytetit të Italisë.

San Marino

San Marino gjithashtu është i rrethuar nga Italia, Shteti i pestë më i vogël në botë ka një popullatë pak më të madhe se 33 mijë banorë. Ajo nuk ka një aeroport të vetin . Aeroporti më i afërt është ai i qytetit Italian Rimini.

Monako

Monako është shteti i dytë më i vogël në botë, menjëherë pas Vatikanit. Ajo ka një popullatë prej 38 mijë e 500 banorëve. Aeroporti më i afërt me shtetin e vogël është ai Nice Cote d’Azur, që është vetëm 25 minuta larg me veturë.

Lihtenshtajni

Shteti i pestë më i vogël në botë. Aeroporti më i afërt është ai i St. Gallen në Zvicër që është 40 kilometra larg.

Andorra

Me lokacion në malet Pirinej, mundësitë për të ndëruar një aeroport në shtetin e Andorrës është shumë e vogël. Por vizitorët mund të shkojnë atje prej Francës apo Spanjës. Aeroporti më i afërt është i i Girona-Costa në Spanjë.

Palestina

Së fundi, nuk ka aeroporte në territoret palestineze.

Çuditërisht shteti tretë dhe i katert më i vogël në botë, Nauru dhe Tuvalu kanë nga një aeroport respektivisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat