Egjipti mban një referendum tre-ditor nga e shtuna për ndryshimet kushtetuese që mund të lejojnë presidentin Abdel Fattah al-Sisi të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2030.
Parlamenti këtë javë miratoi me shumicë dërmuese propozimet, të cilat gjithashtu do të forcojnë rolin e ushtrisë dhe do të zgjerojnë fuqinë e presidentit mbi emërimet gjyqësore.
Përkrahësit argumentojnë se Sisi e ka stabilizuar Egjiptin dhe ka nevojë për më shumë kohë për të përfunduar reformat e rëndësishme ekonomike. Kritikët thonë se kanë frikë se ndryshimet do të kufizojnë më tej hapësirën për mospajtim pas një goditjeje të gjerë të sigurisë, shkruan Reuters.