Bosnja kthen nga Siria dhe arreston luftëtarin e ISIS-it

Bota

Bosnja kthen nga Siria dhe arreston luftëtarin e ISIS-it

Më: 20 prill 2019 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Një fenomen i rrezikshëm ka ndodhur gjatë Interi-Atalanta në stadiumin “San Siro”. Nga Italia, përkatësisht “Corriere dello Sport” zbulon se struktura e katit të tretë të stadiumit ka pësuar lëkundje.

Një qytetar i Bosnjës, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të ISIS-it në Siri, është kthyer në Bosnjë e Hercegovinë dhe është arrestuar nga policia. Lajmin e bëri të ditur zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Pas dështimit të kalifatit të vetëshpallur të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, shtetet anembanë botës po përballen me sfida për mënyrën e trajtimit të qytetarëve që po duan të kthehen nga zonat e luftës.

“Personi me inicialet I.C., 24 vjeç, dyshohet për veprën kriminale të pjesëmarrjes në grup terrorist dhe forca të huaja paramilitare”, thuhet në deklaratën e prokurorisë boshnjake.

Gjykatat boshnjake i kanë arrestuar dhe i kanë dënuar 46 qytetarë që janë kthyer nga Siria dhe Iraku në vitet e fundit.

Mediet lokale kanë raportuar se personi i dyshuar quhet Ibro Cufuroviq dhe është nga qyteti veriperëndimor i Velika Kladusas.

Prokuroria e Bosnjës theksoi se operacioni për kthimin e tij në atdhe është realizuar me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, të cilat i përkrahin forcat kurde në Siri.

Sipas inteligjencës boshnjake, 241 persona të rritur dhe 80 fëmijë boshnjakë kanë shkuar në Siri dhe Irak nga viti 2012 deri në vitin 2016, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat