Në fillim erdhi në jetë 24 dhjetorin e kaluar nga një nënë italiane Alessandro, më pas më 22 shkurt Andrea. Një ngjarje e pazakontë për lindjen e binjakëve, pohon për median një drejtuese e maternitetit në veri të Italisë, aty ku u regjistruan edhe dy lindjet.
Nëna 40 vjeçare u shtrua në mënyrë urgjente në spital në dhjetor të 2018 dhe më pas erdhi në jetë Alessandro në javën e 24 të nënës, foshnja premature me peshë 800 gram.
Në sajë të stafit mjekësor, placenta është ruajtur e paprekur dhe binjaku tjetër ka mundur të vazhdojë të rritet në barkun e nënës.
Historia, shumë e komplikuar nga pikëpamja mjekësore, pati një ecuri të kënaqshme, kur 60 ditë më vonë erdhi në jetë Andrea me peshë normale 3 kilogram në javën e 33 të shtatëzanisë së nënës.(8 muaj).
‘’E gjithë familja gëzon shëndet të mirë dhe do të largohet nga spitali për disa ditë’’, sqaroi drejtuesja e ‘’Fondacionit për Fëmijën dhe Nënën’’ e qytetit të Monzas (pranë Milanos), që menaxhon maternitetin. Kjo është hera e parë që shohim një rast të tillë, shtoi ajo. /ATSH