Festival marijuane në Tajlandë, pjesëmarrës: Prindërit s’e kuptojnë! - Bota Sot
Festival marijuane në Tajlandë, pjesëmarrës: Prindërit s’e kuptojnë!

Bota

Festival marijuane në Tajlandë, pjesëmarrës: Prindërit s’e kuptojnë!

Më: 20 prill 2019 Në ora: 16:36
Foto

Një murg budist nxjerr një shishe të vogël vaji kanabisi dhe hedh një pikë në gojë. Ai është vetëm një nga të shumtët që i janë bashkuar një festivali marijuane në Tajlandën verilindore, ku ka gjithnjë e më shumë entuziazëm për një “boom” të marijuanës mjekësore.

“Ndihem më mirë, dhimbja në shpinë po më kalon”, tha Chaivisit Visitvekin, murg 67-vjeçar.

Tajlanda u bë i pari vend në Azinë Juglindore që legalizoi marijuanën për qëllime mjekësore, vitin e kaluar, duke iu bashkuar një liste në zgjerim qeverish, mes të cilave Kanadaja, Australia, Izraeli, si dhe më shumë se gjysma e shteteve amerikane.

Tregu global parashikohet të arrijë dhjetëra miliarda në më pak se një dekadë, por implementimi i ngadaltë i ligjit në Tajlandë e ka prekur disi entuziazmin lokal.

Një parti politike mbështet të mirat që vijnë nga bima, ndërsa konferenca dhe panele me në qendër marijuanën mbahen kudo në Tajlandë. Ndërkohë, festivali treditor në Buriram është shpalosja më e fundit e kësaj tendence.

“Ky lloj manifestimi do të vendosë nën presion qeverinë për të legalizuar kanabisin, por edhe njerëzit mund të bëjnë tani që zërat e tyre të dëgjohen”, tha Wirat Kemklad, aktor 33-vjeçar.

“Zakonisht, prindërit në Tajlandë janë konservatorë dhe nuk e kuptojnë, ashtu si gjyshja ime. Ajo nuk kupton. Në festival unë pashë edhe njerëz të moshuar dhe iu bëra foto, e do t’iua tregoj prindërve të mi”, tha Surrerat Ruangnoy, student i diplomuar 26 vjeç.

Festivali përfundon të dielën dhe është i pari për një qytet të përgjumur, rreth 5 orë larg Bangkokut, i njohur kryesisht për futbollin dhe garat me motorë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...