Gjenerali amerikan: SHBA nuk po e fiton luftën kundër terrorizmit në Afrikën Perëndimore - Bota Sot
Gjenerali amerikan: SHBA nuk po e fiton luftën kundër terrorizmit në Afrikën Perëndimore

Bota

Gjenerali amerikan: SHBA nuk po e fiton luftën kundër terrorizmit në Afrikën Perëndimore

Më: 20 prill 2019 Në ora: 20:41
Afrikë Perëndimore

Një situatë tejet e rëndë në shtetin Burkina Faso të Afrikës Perëndimore sa vjen e po keqësohet. Vetëm këtë muaj më shumë se 60 njerëz kanë humbur jetën në përleshjet ndëretnike të nxitura nga ekstremistët islamikë të cilët kërkojnë të marrin kontrollin në Sahel. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb, na sjell në vazhdim një vëzhgim të rallë nga brendësia e luftës kundër terrorizmit në Burkina Faso, ndërsa Uashingtoni shpreson se forcat lokale mund të shtojnë presionin ndaj militantëve edhe pse ushtria amerikane po zvogëlon praninë e trupave në rajon.

Në rajonin Sahel të Afrikës Perëndimore lufta sa vjen e intensifikohet kundër një rebelimi të nxitur nga militantët islamikë. Burkina Faso ka përjetuar më shumë se 230 sulme gjatë tre viteve të fundit ndërsa dhuna nuk ka të mbaruar. Kanou Coulobaly është kolonel me forcat e armatosura në Burkina Faso.

“Çdo ditë po luftojmë kundër një helmi.”

Një “helm”, për të cilin ambasadori i amerikan në Burkina Faso Andrew Young i tha Zërit të Amerikës, se u përhap me shpejtësi në një vend të pa cënuar nga terrorizmi vetëm pak vite më parë.

“Po përpiqen të godasin elasticitetin e këtij komuniteti që ka jetuar në harmoni për mijëra vjet. Ka myslimanë dhe të krishterë që janë nga e njëjta familje. Këto grupe terroriste përpiqen të shkatërrojnë një shoqëri të qëndrueshme dhe të godasin një demokraci të brishtë.”

Paqëndrueshmëria u krijon një mundësi terroristëve që të infiltrohen. Kështu ndodhi në Irak dhe Somali. Komandanti i forcave speciale amerikane në Afrikë, Gjenerali Marcus Hicks, thotë për Zërin e Amerikës se grupet islamike po përpiqen të hedhin rrënjët në Burkina Faso.

“E dimë që al-Kaida e konsideron rajonin Sahel si shumë të rëndësishëm që të ndërtojnë qëllimisht dhe në qetësi infrastrukturën e tyre. Ka vite që po punojnë për këtë dhe kanë qënë të suksesshëm.”

Gjenerali thotë se për këtë arsye është e rëndësishme trajnimi me forcat kombëtare në Sahel. Komandot amerikane dhe aleatët ndërkombëtar po u mësojnë gjithçka atyre, që nga planifikimi i operacioneve, reagimi në pritë si dhe trajtimi i të plagosurve dhe evakuimi. Aftësi për të cilat partnerët rajonalë thonë janë shumë të rëndësishme. Robert Compaore është me xhandarmërinë kombëtare.

“Fatkeqësisht humbëm dy ushtarë gjatë një operacioni. Po të kishim patur këto njohuri, ndoshta do ti kishim shpëtuar.”

Ambasada amerikane ka kontribuar me më shumë fonde për ndihmën e sigurisë në Burkina Faso. Në vend të dërgimit të më shumë trupave, Uashingtoni po zvogëlon prezencën në Afrikën Perëndimore. Rreth një mijë trupa amerikane do të mbeten në rajon ndërsa Gjenerali Hicks thotë se janë të maftueshme për të ndihmuar në ndërtimin e organeve të sigurisë në rajon.

“Sëbashku ne mund të ndryshojmë prirjen pasi ky është një problem afatgjatë.”

Ai nuk rekomandon shkurtime të mëtejshme. Por a janë Shtetet e Bashkuara duke e fituar luftën kundër terrorizmit në atë vend ?

“Do të thoja se aktualisht ne nuk po fitojmë”, është përgjigja e Gjeneralit Marcus Hicks që kryeson Komandën e Operacioneve Speciale në Afrikë.

Zyrtarët thonë se nëse terroristët fitojnë në Burkina Faso, ai vend mund të kthehet në një bazë nga ku terroristët mund të zgjerojnë influencën në brigjet e Afrikës Perëndimore dhe mundësisht edhe më tutje./VOA

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...