Rëndohet bilanci tragjik në Sri Lanka, mbi 200 të vdekur dhe qindra të plagosur

Bota

Rëndohet bilanci tragjik në Sri Lanka, mbi 200 të vdekur dhe qindra të plagosur

Më: 21 prill 2019 Në ora: 09:35
Pamje nga sulmi

(E plotësuar) - Rëndohet bilanci i tragjedisë në Sri Lanka, ku tre kisha dhe tre hotele u goditën nga shpërthime të organizuara, të dielën e pashkëve katolike.

Deri tani autoritetet raportojnë për 207 të vdekur dhe mbi 400 të tjerë të plagosur, që po marrin ndihmën mjekësore në spitalet lokale.

Shpërthimet e kishave thuhet se ndodhën gjatë shërbimeve të Pashkëve dhe në mesin e viktimave mund të ketë edhe turistë të huaj. Imazhet grafike dhe pamjet e ndara në mediet sociale tregojnë shkallën e shkatërrimit pas shpërthimeve vdekjeprurëse të mëngjesit të sotëm.

Një nga shpërthimet ndodhi në Kishën e Shën Anthonit në Kochcikade, Colombo, tjetri në Negombo, që është në veri të qytetit dhe i treti ka ndodhur në kishën që ndodhet në Batticaloa. Tre hotele me pesë yje thuhet se janë goditur nga shpërthimet; ‘Shangrila’, ‘Cinnamon Grand’ dhe ‘Kingsbury’.

Kisha e Shën Sebastianit në Katuwapitiya në Negombo publikoi fotografi të shkatërrimit brenda kishës në faqen e saj në Facebook, duke treguar gjak në pllakat dhe dysheme, dhe kërkoi ndihmë nga publiku.

Kryeministri i Sri Lanka, Ranil Wickremesinghe do të zhvillojë një takim urgjent pas shpërthimeve, sipas raporteve.

***

Një shpërthim i tetë goditi kryeqytetin Colombo të Shri Lankës, pas shtatë sulmeve që lanë të vdekur 160 persona në hotele dhe kisha.

Sulmi i tetë u raportua nga agjencia AFP duke cituar policinë e Shri Lankës.

Nuk ka asnjë detaj deri më tani lidhur me viktimat e këtij sulmi të tetë.

Image

***

Ka shkuar në 156 numri i të vdekurve nga gjashtë sulmet me bombë që goditën kishat dhe hotelet luksoze të Shri Lankës.

Në mesin e të vdekurve janë edhe 35 shtetas të huaj, njoftuan autoritetet policore.

Zëdhënësi i policisë, Ruëan Gunasekera, tha se të plagosurit janë evakuuar derisa forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën dhe filluan operacionet, raporton Al Jazeera.

Image

Fotot që qarkullonin në mediat sociale treguan se kulmi i një kishe ishte hedhur pothuajse krejtësisht në ajër pas shpërthimit.

Kati ishte i mbushur me një përzierje të pllakave, druve të copëtuar dhe gjakut.

Disa njerëz mund të shiheshin të mbuluar me gjak, disa duke u përpjekur për të ndihmuar ata me lëndime më serioze.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Image

***

Një varg shpërthimesh kanë ndodhur në tri hotele luksoze dhe tri kisha të Sri Lankës të dielën, duke lënë të vdekur së paku 137 njerëz dhe duke plagosur qindra të tjerë në kohën kur besimtarët po merrnin pjesë në meshën e pashkëve.

Shpërthimet e para u raportuan në Kishën “Saint Anthony” në Kolombo dhe në kishën “Saint Sebanstian” në qytetin e Negombos, pranë kryeqytetit Sri Jayawardenepura Kotte.

Drejtoresha e spitalit kombëtar të Kolombos, Samindi Samrakoon, tha se deri tash janë regjistruar 280 njerëz të plagosur. 160 prej tyre janë pranuar në këtë spital të dielën në mëngjes.

Pak kohë pas shpërthimit në kisha, policia konfirmoi se tri hotele gjithashtu janë goditur nga shpërthimet. Shpërthime ka pasur edhe në një kishë tjetër në qytetin lindor të Batticaloas.

Një zyrtar i spitalit të këtij qyteti njoftoi se më shumë se 300 njerëz janë pranuar me lëndime nga shpërthimet në këtë kishë.

Harsha de Silva, deputet i Sri Lankës, tha se ka qenë në njërën nga kishat dhe në një hotel dhe ka parë skena të tmerrshme. “Pashë pjesë të trupave të njerëzve që ishin shpërndarë gjithandej. Ekipet e emergjencës ndodhen në të gjitha vendet e shpërthimeve dhe po ndihmojnë me të gjitha kapacitetet e tyre”, ka shkruar ai në Twitter.

Shumica e popullsisë së Sri Lankës i takojnë besimit budist, ndërsa vetëm 6 për qind e tyre i takojnë besimit katolik, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat