E martuar me 3 fëmijë, 43 vjeçarja tradhton burrin për 4 ditë me 15 vjeçarin - Bota Sot
E martuar me 3 fëmijë, 43 vjeçarja tradhton burrin për 4 ditë me 15 vjeçarin

Bota

E martuar me 3 fëmijë, 43 vjeçarja tradhton burrin për 4 ditë me 15 vjeçarin

Më: 22 prill 2019 Në ora: 23:25
Pamje nga salla e gjyqit

Nëna e tre fëmijëve e akuzuar për marrëdhënie seksuale me një djalë 15-vjeçar, pasi e çoi atë në një motel, u dënua me 4 vjet liri me kusht dhe 6 muaj arresti shtëpiak.

Lori Suggs, i cila është e martuar dhe ka një djalë adoleshent, shpërtheu në lot pas dënimit të saj, ndërsa i kërkoi falje familjes së vet dhe asaj të djalit.

Gjykatësi Thomas Beridon e quajti “grabitqare” 43-vjeçaren Suggs dhe urdhëroi që ajo të regjistrohej si shkelëse seksi për 25 vitet e ardhshme.

Suggs, nga Silverton, u përfshi në akte seksuale me një djalë adoleshent 15 vjeçar për 4 ditë në periudha të ndryshme mes gushtit dhe fundit të tetorit 2018.

Një nga ato “incidente” ndodhi në një motel, sipas dokumenteve të gjykatës.

Ajo u deklarua fajtor muajin e kaluar në katër akuza për sjellje të paligjshme seksuale me një të mitur, sipas Cincinnati Inquirer.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...