Së shpejti takimi i parë Kim Jong Un dhe Putin

Bota

Së shpejti takimi i parë Kim Jong Un dhe Putin

Më: 23 prill 2019 Në ora: 14:44
Kim Jong Un dhe Putin

Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut, ka konfirmuar se udhëheqësi Kim Jong-un së shpejti do të udhëtojë në Rusi për takimin e parë me presidentin rus Vladimir Putin.

Ndërsa nuk është shpallur asnjë datë, Kremlini ka konfirmuar gjithashtu se Kim Jong Un dhe Putin do të  takohen në gjysmën e dytë të prillit.

Flitet se ata do të takohen në portin lindor të Rusisë të Vladivostok, vetëm disa orë nga kufiri i tyre i përbashkët, gjatë kësaj jave.

Takimi vjen pas takimit që u zhvillua në Hanoi në mes Kim Jon Un dhe presidentit amerikan Donald Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat