Putin dhe Kim Jong Un takohen më 25 prill

Bota

Putin dhe Kim Jong Un takohen më 25 prill

Më: 23 prill 2019 Në ora: 18:28
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin, më 25 prill në qytetin lindor të Rusisë, Vlladivostok, njoftoi zyrtari i Kremlinit, Juri Ushakov.

"Putin dhe Kim do të diskutojnë përpjekjet politike dhe diplomatike për të zgjidhur çështjen bërthamore në gadishullin Korean", tha Ushakov.

Takimi do të realizohej në kohën kur administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po përpiqet të sigurojë një marrëveshje për t'iu dhënë fund tensioneve bërthamore me Korenë e Veriut.

Dy takimet e mëhershme Trump-Kim nuk kanë arritur të prodhojnë ndonjë marrëveshje për çarmatosjen e Gadishullit Korean.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat