Netanyahu: Një vendbanim në Rrafshnaltën e Golanit do të quhet Donald Trump - Bota Sot
Netanyahu: Një vendbanim në Rrafshnaltën e Golanit do të quhet Donald Trump

Bota

Netanyahu: Një vendbanim në Rrafshnaltën e Golanit do të quhet Donald Trump

Më: 23 prill 2019 Në ora: 22:41
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu

Izraeli njoftoi se do të emërojë një vendbanim në Rrafshnaltën e Golanit me emrin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Ky veprim, sipas autoriteteve izraelite, bëhet si shenjë mirënjohje për njohjen e sovranitetit të Izraelit në këtë rajon.

“Të gjithë izraelitët e kanë vlerësuar thellë vendimin historik të presidentit Trump”, tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ai tha se do ta paraqesë vendimin për miratim në qeveri pas festës së Pashkëve hebreje.

Më 25 mars, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e njohu sovranitetin e Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit - rajon të cilin forcat izraelite e kanë pushtuar nga Siria në fazat e fundit të Luftës Gjashtëditëshe të vitit 1967.

Duke nënshkruar njohjen zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se Shtetet e Bashkuara është dashur ta bëjnë një hap të tillë "disa dekada më parë".

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, qëndroi pranë Trumpit në Shtëpinë e Bardhë derisa ai e nënshkroi njohjen.

Netanyahu tha se kjo është një "ditë historike" që i transformon "fitoret ushtarake të Izraelit në Rrafshnaltën e Golanit në fitore diplomatike".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...