Doktori vret dhe gatuan vajzën me të cilën doli… pasi mësoi se më parë kishte qenë mashkull - Bota Sot
Doktori vret dhe gatuan vajzën me të cilën doli… pasi mësoi se më parë kishte qenë mashkull

Bota

Doktori vret dhe gatuan vajzën me të cilën doli… pasi mësoi se më parë kishte qenë mashkull

Më: 24 prill 2019 Në ora: 06:31
Nina Surgutskaya

Një doktor vrau, ndau në copa dhe gatoi pjesë të trupit të një vajze me të cilën kishte dalë në takim, pasi mësoi se ajo kishte qenë mashkull në të kaluarën. Ngjarja ndodhi në Kursk të Rusisë.

Mikhail Tikhonov vrau Nina Surgutskaya në apartamentin e Ninës, pasi kishin dalë për herë të parë së bashku. Çifti ishte gati për të bërë seks kur doktori e kuptoi që partnerja e tij kishte kryer operacionin për ndryshimin e gjinisë dhe e mbyti me duar.

Doktori 27-vjeçar e pranoi krimin dhe mund të dënohet me 20 vite burg. Mikhail e ndau trupin e viktimës në pjesë dhe i gatoi pjesët për të “avulluar lëngjet e tepërta”, por mohoi të ishte kanibal.

Ai i tha policisë se copat e gatuara i kishte hedhur në tualet, ndërsa kokën dhe gjymtyrët i kishte futur në valixhe, të cilën e kishte marrë me vete në shtëpi, por nuk i kishte zhdukur dot në kohë.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...