“Do na zerë poshtë”, 36-vjeçarja bie nga pesha

Bota

“Do na zerë poshtë”, 36-vjeçarja bie nga pesha

Më: 24 prill 2019 Në ora: 14:30
Gruaja më e shëndoshë në Rusi

Gruaja më e shëndoshë në Rusi ra nga pesha pasi fqinjët e saj shprehën frikën se mund t’i shembte tavanin. Natalia Rudenko ra plot 40 kilogramë, pasi iu nënshtrua një operacioni për zvogëlimin e stomakut. Tani ajo peshon 225 kilogramë.

36-vjeçarja, e cila jeton në katin e dytë të një blloku të vjetër apartamentesh në qytetin e Volgograd, duke folur për mediat fqinje u shpreh e lumtur për rënien në peshë.

“Tani që peshoj 225 kilogramë ndihem më e lumtur. U përballa me problemet e mira. Ndonjëherë duhet të shihesh në pasqyrë për të kuptuar. Është e sikletshme, e frikshme dhe e shpifur. Mund ta imagjinoj mirë se çfarë kanë menduar të tjerët për mua”.

Vitin e shkuar Rudenko përfundoi në media pasi fqinjët e saj deklaruan se ishin të frikësuar se do t’i binte tavani mbi kokë.

“Dëgjojmë hapat e saj dhe ato bëjnë që tavani të kërcasë. Kemi frikë se një dite tavani nuk do të mbajë më dhe do ta zerë poshtë”, u shprehën ata.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat