“Është spiun”, luftëtarët burgosin hutën. Autoritetet në këmbë për ta liruar

Bota

“Është spiun”, luftëtarët burgosin hutën. Autoritetet në këmbë për ta liruar

Më: 25 prill 2019 Në ora: 09:42
Foto

Huta Nelson hyri në Jemenin e shkatërruar nga lufta në kërkim të ushqimit, por përfundoi në duart e luftëtarëve të Jemenit – dhe përkohësisht u burgos si e dyshuar për spiunazh.

Zogu ra në qytetin e tretë të vendit të Taezit, një lëvizje e pazakontë për një hutë të re, që mund të fluturojë për distanca të gjata nëpër kontinente në kërkim të ushqimit dhe motit të moderuar.

Nelson, afërsisht dy vjeç, e filloi fluturimin e tij në shtator 2018 nga Bullgaria, ku në krah ishte instaluar një transmetues satelitor nga Fondi për Faunën dhe Florën e Egër. (FWFF).

Por duket se ka humbur rrugën e tij, përfundimisht duke u zbritur në Taez –që ndodhet në pushtetin e rebelëve  Huthi, por kontrollohet nga forcat pro-qeveritare, të cilët e dëmtuan transmetuesin satelitor të Nelson, duke pretenduar se ishte një pajisje spiunazhi.

– Pajisja spiun –

Forcat besnike ndaj qeverisë besonin se GPS i  bashkangjitur në krahun e zogut mund të ketë qenë një pajisje spiune për rebelët.

Hisham al-Hoot, i cili përfaqëson FËFF në Jemen, udhëtoi nga kryeqyteti Sanaa që mbahet nga rebelët në Taez për t’iu lutur zyrtarëve lokalë për lirimin e kafshës së pafuqishme.”U deshën rreth 12 ditë për të marrë zogun,” i tha ai AFP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat