Alarm! Super kërpudhat po vrasin njerëz, mjekët dorëzohen

Bota

Alarm! Super kërpudhat po vrasin njerëz, mjekët dorëzohen

Më: 29 prill 2019 Në ora: 10:44
Foto

Një super kërpudhë japoneze ka vrarë tetë pacientë në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar. Candida auris, e cila mund të hyjë në qarkullimin e gjakut dhe të përhapet në të gjithë trupin, duke shkaktuar infeksione të rënda, është gjetur në 25 spitale.

Rreth 50 pacientë mbijetuan dhe më shumë së 200 pacientë iu ishte ‘kolonizuar’ lëkura nga kërpudhat, para se të hyjnë në trupin e tyre nëpërmjet plagëve.

Autoritetet thanë se kërpudhat Candida aurism përhapet lehtë nga një person tek tjetri.  “Fillimisht  kërpudha futet në qarkullimin e gjakut dhe më pas shumëfishohet, duke shkaktuar helmim me gjak. Qelizat e infektuara mund të depozitohen në organe (mëlçi, shpretkë, truri).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat