Video e fundit e 21-vjeçares

Bota

Video e fundit e 21-vjeçares

Më: 1 maj 2019 Në ora: 07:47
Shania McNeill nga Queensland vdiq pasi e përplasi makinën e saj kokë më kokë me një tjetër automjet

Momentet e fundit të një vajze 21-vjeçare, e cila humbi tragjikisht jetën në një aksident me makinë, u filmuan nga mikeshat e saj, pamje të cilat më pas përfunduan online.

Shania McNeill nga Queensland vdiq pasi e përplasi makinën e saj kokë më kokë me një tjetër automjet, në Berkshire Park të Sydney-t, orët e para të së dielës.

Në makinë bashkë me të ndodheshin edhe dy mikeshat e 21-vjeçares, Faeda Hunter dhe Hazel Wildman, të cilat mbetën të plagosura. Ndërkohë, videoja e regjistruar deri në momentet e fundit të jetës së Shanias u publikua në internet, e megjithë përpjekjet e autoriteteve australiane për t’i hequr ato nga rrjetet sociale, ato vijojnë të jenë online.

Image

Pamjet u publikuan edhe në media. Në to mund të shihet se mbrëmja e tre mikeshave nis duke kërcyer në tualet. Më pas, videoja i tregon vajzat në makinën e Shanias, ku ajo shihet duke pirë nga një kanaçe. 21-vjeçarja mund të dallohet duke i dhënë makinës mes dy korsive, ndërkohë që këndon me muzikën e lartë.

Në fund të videos, vajza që po filmon mund të dëgjohet duke ulëritur, ndërsa Shania shihet duket i dhënë makinës në anën e kundërt të rrugës, ndërkohë që para saj vjen një makinë.

Ndërkohë babai Shanias, duke folur për 9 News, përshkroi momentin kur policia kishte trokitur për t’i dhënë lajmin tragjik se vajza e tij 21-vjeçare kishte gjetur vdekjen. “Ishte trokitja në derë që asnjë prind nuk do të donte të dëgjonte në 4 të mëngjesit. Ajo trokitje do të më përndjekë gjatë gjithë jetës”, tha Lee Mcneill.

Ai u shpreh se nuk fajëson mikeshat e saj, që ndodheshin në makinë me të, por shprehet se sjellja e të gjithëve bashkë ishte për t’u qortuar. “Si prind nuk e mendon kurrë që mund të ndodhë diçka e tillë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat