Julian Assange kundërshton ekstradimin në SHBA

Bota

Julian Assange kundërshton ekstradimin në SHBA

Më: 2 maj 2019 Në ora: 16:11
Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, tha para një gjykate në Londër se me punën e tij ka mbrojtur “shumë njerëz”.

Ai e kundërshtoi ekstradimin në Shtetet e Bashkuara ku akuzohet për komplot dhe publikim të sekreteve qeveritare.

Assange mund të dënohet me pesë vjet burgim nëse shpallet fajtor.

“Unë nuk dua të dorëzohem për ekstradim. Kam fituar shumë çmime dhe kam mbrojtur shumë njerëz”, tha Assange para trupit gjykues.

Ai paraqitjen në Gjykatë e bëri përmes një video-lidhje nga një burg britanik.

Një gjykatë britanike e ka dënuar më 1 maj, Julian Assange me 50 javë burgim, për shkak të shkeljes së rregullave të lirimit me kusht.

Assange ka qëndruar si refugjat në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga viti 2012, për t’i ikur ekstradimit në Suedi, ku pritej të përballej me dyshimet për sulme seksuale dhe dhunime.

Faqja Wikileaks ka publikuar mijëra dokumente të klasifikuara duke u nisur nga industria e filmit deri te siguria kombëtare dhe lufta. Kjo, llogaritet të jetë rrjedhja më e madhe e dokumenteve të fshehta në historinë e SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat