Turqia dënon “terrorizmin Izraelit” pas bombardimit të agjencisë së lajmeve në Gaza

Bota

Turqia dënon “terrorizmin Izraelit” pas bombardimit të agjencisë së lajmeve në Gaza

Më: 5 maj 2019 Në ora: 12:41
Gaza

Presidenti i Turqisë e ka quajtur “terrorizëm Izraelit” bombardimin e tyre në Gaza, kjo pasi ata kanë goditur një zyre të agjencisë së lajmeve Anadolu, e cila është nën pronësi të shtetit turk.

“Ne e dënojmë fuqishëm sulmin Izraelit kundër zyrës së agjencisë Anadolu në Gaza”, ka thonë presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan në Twitter.

“Turqia e agjencia Anadolu do të vazhdojnë ti tregojnë botës rreth terrorizmit Izraelit e mizorive në Gaze dhe pjesë të tjera të Palestinës, pavarësisht sulmeve të tilla”.

Sipas Forcave të Mbrojtës Izraelite, ata kanë bombarduar një ndërtesë në qytetin e Gazas ku qëndronin inteligjenca ushtarake e Hamasit.

Gjatë vikendit më shumë se 430 raketa janë hedhur nga Gaza, të cilave Izraeli i’u është kundërpërgjigjur me 200 sulme ajrore e sulme me tanke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat