Pompeo: Izraeli ka të drejtën të mbrohet

Bota

Pompeo: Izraeli ka të drejtën të mbrohet

Më: 5 maj 2019 Në ora: 19:14
Mike Pompeo

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha sot se izraelitët kanë "çdo të drejtë për të mbrojtur veten", pasi ekstremistët palestinezë nga Rripi i Gazës intensifikuan sulmet me raketa në Izraelin jugor.

Gjatë një emisioni të televizionit Fox News, Pompeo e quajti valën më të fundit të dhunës midis izraelitëve dhe palestinezëve "shumë serioze".

"Unë shpresoj se mund të kthehemi në armëpushim që ka qenë në fuqi për disa javë", tha Pompeo.

Eskalimi i fundit i dhunës është një nga betejat më të përgjakshme mes të dy palëve që nga lufta në vitin 2014. Nga raketa palestineze, të paktën tre izraelitë u vranë. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore që vranë të paktën nëntë palestinezë dhe plagosën mbi 110 të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat