Garë bamirësie në 72 vende të botës

Bota

Garë bamirësie në 72 vende të botës

Më: 6 maj 2019 Në ora: 13:56
Foto

Mbi 120 mijë vrapues të regjistruar dhe pjesëmarrës të paralizuar në 72 vende të botës u përfshinë në edicionin e 6 të garës ‘Wings for Life World Run’ të dielën e 5 majit për të mbledhur fonde bamirësisë për të ndihmuar në kërkimet për kurimin e dëmtimeve në shtyllën kurrizore.

Pjesëmarrësit në këtë eveniment të veçantë garuan në 323 lokalitete duke përshkuar në total mbi 1 milionë km.

Kompeticioni nisi me episodin ndoshta më emocionues të tij. Protagonist u bë David Mzee, që në vitin 2010 mbeti i paralizuar gjatë ekzekutimit të ushtrimeve gjimnastikore për shkak të një dëmtimi në shtyllën kurrizore. Mzee në momentin e fillimit të garës u ngrit në këmbë për të përshkuar i vetëm disa metra përgjatë vijës së startit.

‘Wings for life World Run’ ishte një garë që u shoqërua me emocione të forta gjatë gjithë orëve të zhvillimit të saj dhe që sigurisht në fund pati edhe fitues si për meshkuj ashtu edhe për femra. Kështu për meshkuj ai që triumfoi ishte Ivan Motorin me 64.37 km të përshkuar, ndërsa për femra suksesi ishte i Nina Zarinas me 53.72 km.

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat