Tmerr në cirk: Gjarpri gjigant ngufatë trajnerin e tij para publikut

Bota

Tmerr në cirk: Gjarpri gjigant ngufatë trajnerin e tij para publikut

Më: 7 maj 2019 Në ora: 00:17

Në internet është publikuar një video nga një pikë e cirkut me një gjarpër të madh, i cili e ngufatë trajnerin e tij.

Në video shihet se si i riu e vë gjaprin, për të cilin mendohet se është piton ose boa konstriktor, rreth qafës, më pas gjarpri fillon të shtrëngojë atë derisa bie në dysheme pa vetëdije.

Djaloshi tenton që me dorë t’u bëjë me dije të pranishmeve që diçka nuk është në rregull, por askush nga publiku nuk reagon, duke menduar se sjellja e tij është pikë e cirkut.

Në fund, ndihmë djaloshit i japin dy kolegë të tij, të cilët ia heqin gjarprin nga qafa.

Megjithatë, disa media thonë se i riu ka vdekur, policia lokale këtë e mohon, por nuk dëshiron të zbulojë detaje.

Siç shkruan gazeta britanike, ky rast ka ndodhur në Barnaulu, më krahinë Altaj të Rusisë ose diku në Dagestan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat