Juncker: Kemi besim te Trump për marrëdhëniet SHBA-BE

Bota

Juncker: Kemi besim te Trump për marrëdhëniet SHBA-BE

Më: 7 maj 2019 Në ora: 20:27
Pamje nga takimi

Mund të kemi besim tek presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, lidhur me marrëdhëniet tregtare SHBA-BE, deklaroi sot presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.

”Kjo sepse ne kemi kontakte të vazhdueshme mes Komisionit Europian dhe Shtëpisë së Bardhë dhe që nga vizita ime në korrik, në Uashington, dhe deri tani asgjë nuk ka ndryshuar”, theksoi ai.

“Shumica e problemeve aktuale ekonomike duhet të lexohen në kontekstin e tensioneve mes SHBA-së dhe Kinës, që bllokojnë oreksin e investitorëve në nivel global’’, përfundoi Juncker.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat