Hook: Do të reagojmë me forcë ndaj çdo sulmi nga ana e Iranit

Bota

Hook: Do të reagojmë me forcë ndaj çdo sulmi nga ana e Iranit

Më: 8 maj 2019 Në ora: 18:28
Brian Hook

Çdo sulm iranian ndaj Shteteve të Bashkuara ose aleatëve të tij do të përgjigjet me forcë, tha sot përfaqësuesi special i SHBA për Iranin, Brian Hook.

SHBA nuk dëshiron luftë me Iranin, por do të vazhdojë të ushtrojë presion maksimal mbi Republikën Islamike, derisa ajo të ndryshojë sjelljen e saj, u ka thënë gazetarëve Hook.

Ai përmendi politikën e jashtme të Iranit si një fushë që duhet ndryshuar pa dhënë specifika dhe tha se zvogëlimi i disa prej detyrimeve të Iranit sipas marrëveshjes së energjisë bërthamore të vitit 2015 janë kundër normave ndërkombëtare.

Presidenti iranian Hassan Rouhani në një fjalim televiziv, ka thënë se nënshkruesit e tjerë të traktatit - Britania, Franca, Gjermania, Kina dhe Rusia kanë 60 ditë për të përmbushur detyrimet e tyre për të mbrojtur sektorët e naftës dhe bankare të Iranit nga sanksionet amerikane.

Ai paralajmëroi se Irani do të vazhdojë me nivele të larta të pasurimit të uraniumit nëse fuqitë botërore nuk i mbajnë premtimet e tyre, të dhënë në kontekstin e marrëveshjes bërthamore e arritur në vitin 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat