Forcat siriane morën kontrollin e Kalat el-Madik

Bota

Forcat siriane morën kontrollin e Kalat el-Madik

Më: 9 maj 2019 Në ora: 12:25
Foto

Forcat pro-qeveritare siriane kanë marrë kontrollin e qytetit të Kalat el-Madik në veriperëndim të Sirisë, njoftojnë banorët e qytetit dhe Observatori sirian i Opozitës për të Drejtat e Njeriut.

Qeveria siriane ka intensifikuar sulmet ndaj territorit më të madh të mbetur të kontrolluar nga kryengritësit në Siri dhe Kalat el Madik është zona më e afërt me bazën ruse Hmedim, e cila ishte bombarduar kohët e fundit nga rebelët.

Forcat siriane zgjeruan ofensivën në veriperëndim të vendit, e cila deri tani ka qenë e bazuar në sulme ajrore dhe granatime. Ato hynë dje në fshatin Kfar Nabudah, i cili është nën kontrollin e rebelëve në jugperëndim të enklavës.

Në luftën civile në Siri, që nga viti 2011, qindra mijëra njerëz kanë humbur jetën dhe miliona janë zhvendosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat