‘Rusia do të vazhdojë të veprojë me ndikimin e saj negativ në Ballkan’

Bota

‘Rusia do të vazhdojë të veprojë me ndikimin e saj negativ në Ballkan’

Më: 9 maj 2019 Në ora: 18:36
Foto

Zëvendës ndihmësi Sekretari i Shtetit deklaroi se SHBA dhe BE kanë një politikë të unifikuar drejt Ballkanit Perëndimor, por gjithashtu është koha që krerët e Ballkanit Perëndimor ta kuptojnë rolin e tyre dhe të tregojnë guximin politik dhe të udhëheqin vendet e tyre drejt BE-së dhe NATO-s.

Ai deklaroi në Sarajevë, ku mori pjesë në takimin e BERZH-it, se marrëveshjet e Athinës dhe Shkupit ishin një shembull i mirë për të gjithë rajonin dhe shprehu shpresën se do të pasohen nga liderët nga Prishtina dhe Beogradi për të arritur kompromis dhe zgjidhje.

Palmer tha se Shtetet e Bashkuara gjithashtu duhej të mbeteshin të përkushtuar ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe se kjo është një nga prioritetet e politikës amerikane.    

"Ne kemi investuar shumë energji, para dhe kapital politik në këtë rajon. Prandaj, ne do të vazhdojmë me përkushtim për të punuar për të ardhmen e këtij rajoni”, u shpreh ai.

Zyrtari amerikan vuri në dukje se vizioni i SHBA dhe BE për rajonin është i ndryshëm nga ai i Rusisë.

"Ne duam të shohim një rajon që funksionon sipas rregullave, parimeve, që funksionon në përputhje me institucionet dhe në mënyrë transparente. Rusia, nga ana tjetër, mund të preferojë të shohë rajonin që është i ndarë, në të cilin dominojnë tensionet," tha ai.

Palmer beson se Rusia do të vazhdojë të veprojë dhe me ndikimin e saj negativ, si në rastin e Marrëveshjes së Prespës.

"Ne kemi pasur një situatë të ngjashme në Malin e Zi në vitin 2016. Ne duhet të përballemi së bashku me këtë ndikim malinj, dhe institucionet e korruptuara janë pikërisht hyrja më e mirë, portë më e mirë për një ndikim kaq negativ. Për të siguruar që vendet e Ballkanit Perëndimor të rezistojnë me të vërtetë nga ky ndikim malinj që vjen nga jashtë, duhet të sigurohemi që institucionet e tyre janë funksionale dhe të menaxhueshme në mënyrë të mirë ", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat