Zbulim shokues për Kim Jong -Un

Bota

Zbulim shokues për Kim Jong -Un

Më: 10 maj 2019 Në ora: 13:54
Kim Jong -Un me shokë

Lideri koreanoverior është edukuar, nën emër të rremë, në institute private dhe publike zvicerane. Pasioni për basketbollin dhe lojërat elektronike. Nostalgjia për atdheun. Student mediokër, dinte të shprehej në dialektin e Bernës. Deri kur, një ditë të vitit 2001, u zhduk …

Një punë e rëndë, një investigim që ka zgjatur disa vite. Titus Plattner, gazetar i celulës investigative të të përditshmeve zvicerane “Sonntagszeitung” dhe “Le Matin Dimanche” është njeri këmbëngulës. Prej vitesh ishte i bindur se në një mënyrë apo në një tjetër mund të konfirmoheshin ato informacione kjëmbëngulëse, krejtësisht gjysmëzyrtare, të mbështjella nga një shtresë e trashë misteri.

Anëtar i Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativë (ICIJ), bashkë me disa kolegë, ka arritur që të çmontojë diversione, të dekriptojë dokumenta, të sigurojë informacione të rezervuara për të zbuluar një prej sekreteve të ruajtura më mirë nga regjimi koreanoverior: praninë e adoleshentit të atëhershëm Kim Jong-un në Zvicër. «Dyshimet», na tregon Plattner, «kanë rënë kur në vitin 2012 sigurova rezultatet e analizave biometrike». E krahasuar, e paraqitur tri ekspertëve, midis të cilëve një francez që merret me identifikimin e fëmijëve të zhdukur, fytyra e liderit të Phenianit, në një fotografi të agjencisë së shtypit koreanoveriore që i përket vitit 2012, me atë të një djali 16 vjeçar, i regjistruar me emrin Pak Un, i pavdekësuar në qershorin e vitit 1999 përkrah shokëve të klasës në shkollën publike të Liebefeld-Steinhölzli, në Kantonin e Bernës.

Biometria nuk është shkencë ekzakte me titull të plotë, por Profesor Raoul Perrot i Universitetit të Lionit është kategorik: «Pak Un dhe lideri i ardhshëm i Koresë së Veriut janë i njëjti person», ka pohuar në një intervistë të dhënë për “Le Matin Dimanche”. Një siguri që mbështetet mbi largësitë midis syve, proporcionet e kafkës, format e veshëve dhe sidomos dhëmbët. Fitografia, e bërë për anuarin e shkollës së mesme, kishte qenë e varur në korridoret e shkollës, por e hequr kur është botuar nga “Mainichi Shimbun”, një prej të përditshmeve më të mëdha japoneze, pasi kishte tërhequr tërhequr ekipe televizive nga e gjithë bota. Ajo paraqet një djalë të qeshur me flokë të shkurtëra, fytyrë rrumbullake, ballin e lartë, një bluze mbi të cilën shkëlqen një varëse e praruar. Është në këmbë midis shokëve, në radhën e dytë. Djali Kim Jong-un, alias Pak Un, ef rekuenton këtë shkollë nga gushti i 1998 deri në janarin e 2001. Por qëndrimi i tij në territorin zviceran nisi shumë më parë.

Investigimi i kryer nga Plattner bazohet mbi dokumenta të rrëmuara në arkivat federale zvicerane, dokumenta që nuk e përmendin asnjëherë identitetin e vërtetë të djalit, por falë të cilëve mund të rindërtohet pjesërisht qëndrimi i tij në tokën zvicerane. Gjithçka në një ambientim prej spy storyklasike, me intriga, mistere të pazgjidhura dhe ndoshta edhe një viktimë të shquar: Kim Jong-nam, vëllai për nënë i diktatorit aktual koreanoverior, i vrarë në shkurtin e 2017 në aeroportin e Kuala Lumpur, i sulmuar dhe i helmuar me Vx, gazin vdekjeprurës nervor, nga dy femra, njëra vietnameze dhe tjetra indoneziane, që duket se kanë pasur raporte të ngushta me ambasadën koreanoveriore në Malajzi. Kim Jong-nam, djali i madh i Kim Jong-il, ka banuar dhe ka frekuentuar shkolla në Zvicër, njëlloj si Kim Jong-un.

Spy story që na tregon një lexim i vëmendshëm i arkivave zvicerane dhe që gjen konfirmim në informacionet që e kanë treguar Titus Plattner dhe disa kolegë të tij, sidomos nga 4 ish agjentë të shërbimeve sekrete të ngarkuar për të survejuar qytetarë dhe diplomatë koreanoveriorë, nis një të dielë të majit të vitit 1998. Atë ditë një çift qytetarësh nga Koreja e Veriut prej vitesh në Zvicër gjejnë strehim me tre fëmijët  e tyre në ambasadënb amerikane e kryeqytetit federal. Dy ditrë më vonë kalojnë kufirin me Gjermaninë në bordin e një makine diplomatike amerikane dhe çohen fshehurazi në bazën e US Air Force të Ramstein, në Landin e Rin – Palatinatit. Në kërkesën për azil politik, Park Nam-Cheol, shoferi në amabasadënb e Koresë së Veriut në Bernë, shpjegon se gruaja e tij në realitet nuk quhet ashtu siç është në dokumentat e identifikimit, Chong Yong Hye, por Yongsuk.

Në fakt është kunata (më saktësisht motra e i Ko Young-huy, e preferuara nga tri dashnoret ose, sipas disa burimeve, gruaja e fundit) e Kim Jong-il, diktatorit të Phenianit. Në kërkesën për lejen e qëndrimit, të dy të arratisurit rezultojnë zyrtarisht si primdërit e Chol, Un dhe Mi-Hyang. Por që nuk janë ata me të cilët kanë gjetur strehim në ambasadën amerikane. Praktikisht, Chol, Un dhe Mihyang kanë qëndruar në Zvicër. Pasi në të vërtetë nuk janë fëmijët e tyre, por ato të Kim Jong-il, autokratit në pushtet. Pikërisht atë vit, në 1998, 14 vjeçari Kim Jong-un nis të frekuentojë shkollën e mesme publike të perfierisë së Bernës, duke e braktisur shkollën private në të cilën ishte regjistruar 2 apo ndoshta 4 vite më parë. Për vite me radhë Ko Yong-suk merret kështu më fëmijët e kunatit, liderit të Koresë së Veriut, sidomos të dy meshkujve, dhe në veçanti të Pak Un (Kim Jong-un) i destinuar që të bëhet pasuesi i «fronit».

Ka shumë të ngjarë që qëndrimet në Zvicër e diktatorit të ardhshëm, i lindur – me sa duket – në janarin e vitit 1984, fillojnë në vitin 1994. Është viti i vdekjes së Kim Il-sung, babait padron të vendit nga themelimi i tij, në vitin 1948. Djali i tij Kim Jong-il vendos që t’u japë fëmijëve një arsim europian, në fshehtësinë më maksimale. 12 vjeçari Kim Jong-un frekuenton International School of Berna, institut i mbushur me fëmijë dpilomatësh. Gojë të kyçura në drejtorinë e shkollës: edhe pas 20 vjetësh as konfirmohet, as nuk hidhet poshtë. Një sekret i blinduar që as gazetarët më këmbëngulës nuk arrijnë ta thyejnë.

Por në intervistën e vetme të dhënë pas arratisjes së vet, Ko Yong-suk thyen një heshtje 20 vjeçare të gjatë për t’i thënë në 2016 ndonjë veçanti “Washington Post”. Tregon për jetën e kaluar në perfierinë e Bernës, komode, por jo në luks. Një governante, një kuzhiniere, mësues privatë, Game Boy dhe lojëra të tjera elektronike për fëmijë, pushimet në lokalitet alpine të skijimit rrotull Bernës, udhëtimet në Francë, në Euro Disney dhe në Bregun e Kaltër.

Por, mund të lexohet në “Le Matin Dimanche” mbi bazën e informacioneve të shërbimeve skerete zvicerane, edhe pushime në resorte luksoze të Zvicrës. Shpjegohet pasioni i diktatorit të ardhshëm për avionët model. Ko Yong-suk tregon deri nostalgjinë e fëmijëve të paduruar për t’u kthyer në vendin e tyre për pushimet verore, ku lideri i ardhshëm kishte krijuar një ekip basketbolli bashkë me shokët: «Ishte më i shkurtëri midis shokëve të vet dhe e ëma i kishte thënë se po të luante basketboll do të zgjatej». Një pasion që nuk e ka braktisur asnjëherë: djali që vishte atlete basketbolli firmato Michael Jordan, që vishte fanellën me numrin 23 e idhullit të tij, yllit të Chicago Bulls, ruan sot një miqësi të veçantë me Dennis Rodman, enfant terrible i basketbollit amerikan.

Shtëpia në Phenian ishte shumë më e madhe se ajo e Bernës: dhoma të mëdha, sallë kinemaje, sallë lojërash, domethënë gjithçka për të kënaqur Kim Jong-un. Që nuk harronte t’i qahej «hallës» se ai duhej t’i bindej vetëm prindërve të vërtetë të tij. e ëma, siç deklarojnë dokumentat e shërbimeve të kundërspiunazhit, vinte t’i takonte rregullisht fëmijët. I ati, Kim Jong-il, asnjëherë, ndoshta prej fobisë së udhëtimit me avion.

Gazetarë të ndryshëm, midis të cilëve Allan Hall i “Times”, referojnë sa kanë mundur të mësojnë nga ish shokët e shkollës të Kim Jong-un. Një karakter i vendosur, i fortë (për të kundërshtuar urdhërat e së jëmës përdorte forma proteste, megjithëse brutale, si disa greva urie të pamundura), një rendiment shkollor mediokër, përjashto matematikën ku dëftesa tregon një vlerësim pozitiv, vështirësi të ndryshme gjuhësore edhe pse pas disa vitesh përfshirje të plotë në realitetin zvcieran arrinte të shprehej me një lloj lehtësie në Bärndütsch, varianti rajonal i gjuhës të folur më shumë në konfederatë, gjermanishten zvicerane. Ka që nënvizojnë pasionin e tij për filmat me kung-fu; ka që theksojnë se e kanë dëgjuar të pohojë shumë herë se nuk ishte djali i ambasadorit, por i presidentit.

E thirrnin «trashaluqi vogël», kujton i gëzuar një ish shok. «Në festat që organizonim nuk pinte alkool dhe nuk interesohej për vajzat», tregon një ish nxënës i shkollës në Liebefeld. «Nuk e pëlqente muzikën perëndimore, mund të dëgjonte edhe 1000 herë himnin koreanoverior». Kuptojmë nga dëshmi të ndryshme se i supozuari Pak Un nganjëherë shoqërohej me truproje dhe se kur të rinjtë diskutonin për çështje politike, demokracinë zvicerane, të drejtën e votës, lirinë e fjalës, ai heshtëte, bezdisej, ulte shikim përdhe.

Në vitin 2001 Kim Jong-un lë papritmas Zvicrën pa asnjë paralajmërim për shkollën dhe kthehet në Phenian, ku 10 vite më vonë do të marrë frenat e një diktature që posedon armën bërthamore. Në fakt, siç mund të lexohet në investigimin e “Le Matin Dimanche”, shërbimet sekrete zvicerane qenë shumë më të interesuar për personazhe të tjerë. Në radhë të parë amvasadorin Ri Ch’õl, një prej koreanoveriorëve më të fuqishëm, që i përkiste rrethit të ngushtë të shumë të besuarve të Kim Jong-il, që disa e konsiderojnë si kreun e vërtetë e të gjithë aparatit të spiunazhit të pranishëm në Europë.

Influent, shumë i pasur dhe në qendër të një hetimi të nisur nga prokuroria zvicerane për riciklim parashë të pista në banka të ndryshme të Gjenevës e Zyrihut dhe për trafik armësh në kuadër të një rrjeti të gjerë ilegal të orkestruar në nivel europian nga agjenti sekret Pak Chang-ok që kishte zgjedhur të banonte në qytetin Fribourg, jo larg nga Berna. Prej vitesh Zvicra është konsideruar qendra nevralgjike e trafiqeve financiare dhe e materialeve luftarake koreanoveriore. Hipoteza që në caveau-t e bankave zvicerane janë depozituar miliarda dollarë koreanoveriore (nga 2 në 5 miliard sipas burimeve) nuk ka mundur të provohet kurrë. Hetimi i nisur kundrejt Ri Ch’õl – na thotë sërish Titus Plattner – do të arkivohet 6 vite më pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat