Rusia dhe Japonia kanë qëndrime të ndryshme për arritjen e marrëveshje së paqes

Bota

Rusia dhe Japonia kanë qëndrime të ndryshme për arritjen e marrëveshje së paqes

Më: 10 maj 2019 Në ora: 15:04
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov (djathtas) dhe homologu i tij japonez, Taro Kono.

Ende ekzistojnë dallime “jashtëzakonisht të mëdha” në mes të Rusisë dhe Japonisë rreth marrëveshjes për paqe të kohës së Luftës së Dytë Botërore, përmes së cilës Tokio synon t’iu japë fund mospajtimeve territoriale në mes të të dyja shteteve, është cituar të ketë thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov sipas agjencive të lajmeve ruse.

Lavrov i ka bërë këto komente në një takimin me homologun e tij japonez, Taro Kono në Moskë më 10 maj.

“Gjatë raundeve të kaluara të bisedimeve në janar dhe shkurt, si dhe gjatë konsultimeve në mes të zëvendësve tanë, palët kanë qartësuar qëndrimet e tyre dhe kanë diskutuar në hollësi aspektet e tyre historike dhe ligjore”, është cituar të ketë thënë Lavrov.

“Unë shpresoj se këto bisedime dhe konsultime do t’iu lejojmë palëve që të kuptojnë më mirë dallimet në pozicionet e tyre. Këto dallime janë ende të rëndësishme”.

Japonia ka qenë në kërkim të arritjes së një marrëveshjeje për zgjidhjen e kontestit për katër ishuj të njohur si Territoret Veriore në Japoni apo Ishujt Kurile siç njihen në Rusi.

Në muajin janar, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë pas bisedimeve me kryeministrin japonez, Shinzo Abe se ende ka shumë punë për të bërë dhe se çfarëdo marrëveshje që arrihet, duhet të “mbështetet” nga publiku.

Trupat sovjetike kanë pushtuar këta ishuj në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Refuzimi i Tokios për të njohur sovranitetin e Moskës në këta ishuj ka qenë çështje që ka bllokuar procesin e paqes nga vitet 1950.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat