Jemen: Rebelët Huthi pajtohen të largohen nga portet në Detin e Kuq

Bota

Jemen: Rebelët Huthi pajtohen të largohen nga portet në Detin e Kuq

Më: 11 maj 2019 Në ora: 12:07
Jemen, foto nga arkivi.

Kombet e Bashkuara thonë se rebelët Huthi në Jemen, që mbështeten nga Irani, janë pajtuar që në mënyrë të njëanshme të largojnë forcat e tyre nga tri objektet të porteve në Detin e Kuq, për katër ditë, duke filluar nga 11 maji. Kështu, rebelët i kanë hapur rrugë arritjen e ndihmës humanitare dhe ushqimit, pasi uria kërcënon miliona njerëz në Jemen.

Sipas kësaj marrëveshjeje, militantët Huthi thanë se do të largohen nga portet në Hodeidah, Saleef dhe Ras Isa, që gjenden në perëndim të Jemenit.

Shefi i Komitetit për Koordinim të Zhvendosjes së OKB-së, e quajti këtë hap të rebelëve si “hapi i parë praktik në terren” që nga arritja e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar në Stokholm në muajin dhjetor.

Sipas kësaj marrëveshjeje, forcat pro-qeveritare në Jemen po ashtu pritet të largohen nga pozicionet e tyre në periferi të Hodeidah gjatë zhvendosjes së rebelëve dhe gjatë fazës së dytë, të dyja palët do të tërheqin edhe më tej trupat e tyre.

Por, në deklaratën e OKB-së, nuk përmendet në mënyrë specifike tërheqja e trupave pro-qeveritare, që kanë mbështetjen e koalicionit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat