Hetimet: Kompanitë farmaceutike, komplot me barnat

Bota

Hetimet: Kompanitë farmaceutike, komplot me barnat

Më: 13 maj 2019 Në ora: 11:40
Foto

Prokurorë nga 44 shtete kanë ngritur padi duke akuzuar prodhuesit më të mëdhenj të medikamenteve të Amerikës për të komplotuar në fryrjen artificiale të çmimeve për më shumë se 100 lloje barnash deri në 1,000 për qind.

Padia e paraqitur në gjykatën federale në Connecticut të premten implikon 20 firma farmaceutike, duke përfshirë Teva, Pfizer, Novartis dhe Mylan, si dhe 15 drejtues të lartë përgjegjës për shitjen, marketingun dhe çmimet. “Ne kemi prova të forta që tregojnë se industria e përgjithshme e barnave ka kryer një mashtrim me miliona dollarë në popullin amerikan,” tha prokurori i përgjithshëm i Connecticut William Tong për Associated Press.

“Ne kemi email, mesazhe me tekst, të dhënat telefonike dhe dëshmië nga persona që kanë qenë të brendshëm në kompani dhe besojmë se do të provojmë  një komplot shumëvjeçar për rregullimin e çmimeve mes tyre dhe për të ndarjen e tregut për një numër të madh barnash ” tha Tong. Gjithashtu ai shtoi se hetimi kishte zbuluar një arsye kryesore përse kostoja e kujdesit shëndetësor – dhe në veçanti ilaçet me recetë të përgjithshme – ka qenë kaq i lartë në këtë vend.

Çmimet e larta të barnave me recetë, kanë tërhequr vëmendjen e një numri të madh politikanësh, në të gjithë spektrin politik duke nisur nga Presidenti Donald Trump tek senatorja Elizabeth Warren të Massachusetts.

Hetuesit thanë se barnat e mbuluara në padi, të cilat përdoren për të trajtuar një sërë sëmundjesh përfshi; diabetin, kancerin, artritin, HIV-in dhe astmën, përbëjnë miliarda dollarë shitje në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat