Pekini njofton rritjen e tarifave doganore për 60 miliardë dollarë produkte amerikane

Bota

Pekini njofton rritjen e tarifave doganore për 60 miliardë dollarë produkte amerikane

Më: 13 maj 2019 Në ora: 17:01
Foto ilustrim

Kina njoftoi se do të rrisë tarifat nga 1 qershori deri në 25% për 60 miliardë dollarë produkte të importuara amerikane që janë të prekura nga tarifat e mëparshme.

“Rritja e tarifave mbi importet janë një reagim ndaj njëanshmërisë dhe proteksionizmit tregtar amerikan”, njoftuan autoritetet e Pekinit.

Të premten, Uashingtoni njoftoi rritjen e tarifave për 200 miliardë dollarë produkte kineze të importuara nga 10 në 25% si dhe njoftoi një plan për të rritur tarifat mbi 300 miliardë dollarë produkte kineze të importuara që nuk ishin prekur deri tani. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat