Irani nuk frikësohet nga lufta me ShBA-në: Jemi gati, lufta do të jetë shkatërruese - Bota Sot
Irani nuk frikësohet nga lufta me ShBA-në: Jemi gati, lufta do të jetë shkatërruese

Bota

Irani nuk frikësohet nga lufta me ShBA-në: Jemi gati, lufta do të jetë shkatërruese

Më: 14 maj 2019 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara po luajnë “një lojë shumë të rrezikshme” në përpjekjet për “ta tërhequr Iranin në një luftë të panevojshme” ka thënë një zyrtar i lartë iranian gjatë ditës së sotme.

Hamid Baelidinejad, ambasadori iranian në Mbretërinë e Bashkuar, iu tha reporterëve se vendimi i administratës së Trumpit për të vendosur aeroplanmbajtësen dhe pajisjet e tjera ushtarake në Gjirin Periskop është përllogaritje e keqe dhe e rrezikshme, përkthen Periskopi nga USAtoday.

Baeidinejadi mohoi që Irani ishte prapa sulmit ndaj katër anijeve që bartnin naftë për në ShBA e që i përkisnin Arabisë Saudite, Norvegjisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Jemi të përgatitur për çkado që ndodh, mund t’iu them këtë,” tha Baeidinejad. Tensionet janë rritur mes ShBA-ve dhe Iranit aq shumë sa lufta duket fare pranë.

Ai tha se këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton aktivisht po përpiqej ta bindte Trumpin që të niste konfrontim ushtarak që asnjëri vend nuk e do, dhe i cili do të ishte shkatërrimtar edhe për ShBA-në e edhe për rajonin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...