Edhe një shtet i ShBA-së ndalon me ligj abortin

Bota

Edhe një shtet i ShBA-së ndalon me ligj abortin

Më: 15 maj 2019 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Senati i shtetit të Alabamas në Shtetet e Bashkuara, i cili mbizotërohet nga senatorët republikanë, e ka miratuar ligjin për ndalimin e abortit, duke e cilësuar këtë veprim si krim, pavarësisht fazës së shtatzënisë në të cilën kryhet ai.

 Kjo ndalesë për abortin është kufizimi më i rreptë në Shtetet e Bashkuara dhe lejon përjashtime vetëm në rastet kur shëndeti i gruas shtatzënë është në rrezik serioz.

Masat përfshijnë refuzimin e abortit edhe për rastet e dhunës seksuale dhe incestit. Ligji tash do të dërgohet në zyrën e guvernatores republikane të Alabamas, Kay Ivey, e cila është kundër abortit. Pritet që ajo ta nënshkruaj këtë ligj pa e kundërshtuar atë.

Grupet për të drejta civile janë zotuar se menjëherë do të ndërmarrin masa ligjore kundër kësaj ndalese, që do të thotë se aborti do të mbetet veprim i lejuar me ligj tash për tash.

Legjislacioni i Alabamas, i cili u miratua me 25 vota për dhe 6 vota kundër, e bën abortin krim të shkallës së parë për mjekët që e kryejnë atë dhe kjo vepër mund të dënohet me 10 deri 99 vjet burgim.

Përpos Alabamas, edhe shteti i Xhorxhias e ka miratuar ndalesën për abort për rastet që e kanë kaluar javën e gjashtë të shtatzënisë, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat