Trump: Nuk dua luftë me Iranin

Bota

Trump: Nuk dua luftë me Iranin

Më: 17 maj 2019 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se nuk dëshiron luftë me Iranin në kohën kur tensionet mes dy shteteve janë rritur.

Gjatë një takimi me zyrtarët amerikanë, ai iu tha ndihmësve të tij se nuk dëshiron që presioni i Shteteve të Bashkuara të kthehet në konflikt të armatosur.

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar luftanije dhe aeroplanë në Gjirin Persik dhe e kanë tërhequr stafin diplomatik nga Iraku ditëve të fundit. Zyrtarët thanë se këto veprime janë bërë për shkak të kërcënimeve.

Përplasja e fundit me deklarata erdhi pasi Irani hoqi dorë nga zotimet e dhëna në marrëveshjen ndërkombëtare për armët bërthamore, e cila ishte nënshkruar në vitin 2015, dhe kërcënoi se do ta vazhdojë prodhimin e uraniumit të pasuruar.

Dyshohet se Tehrani i ka vendosur raketat në anije në Gjirin Persik dhe hetuesit amerikanë besojnë se ky shtet i dëmtoi katër anije pranë brigjeve të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Përndryshe, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit amerikan, John Bolton, në shtator të vitit të kaluar kishte paralajmëruar se Irani do ta paguante një çmim shumë të lartë në rast se dëmton Shtetet e Bashkuara ose aleatët e saj, shkruan “BBC”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat