20 mijë femra me peticion kundër Alain Delon - Bota Sot
20 mijë femra me peticion kundër Alain Delon

Bota

20 mijë femra me peticion kundër Alain Delon

Më: 19 maj 2019 Në ora: 22:57
Alain Delon

Organizata joqeveritare amerikane "Women and Hollywood" ka nisur një peticion online që ka mbledhur mbi 20.000 nënshkrime kundër ndarjes së shpërblimeve jetësore aktorit francez Alain Delon për shkak të deklaratave të tij në llogari të femrave, emigrantëve dhe homoseksualëve.

Mirënjohja e nderit për vepër jetësore "Palma e Artë" së shpejti mund të gjendet në duart e aktorit të famshëm, i cili u godit nga kritikat e shoqatave të shumta të grave, në kulmin e Festivalit të Filmit të Kanës.

Aktori, i cili kurrë nuk ka dashur të sfidojë fjalët e tij në lidhje me homoseksualët dhe emigrantët, pohon se kjo është vetëm një pasqyrim i pamundësisë së atyre që nuk kanë arritur asgjë në jetën e tyre, kështu që po përpiqen të përqafojnë fragmente të lavdisë nëpërmjet "shpinës" së tij, transmeton KosovaPress.

“Çfarë të them? Disa më donë, disa jo. Por, karriera ime nuk mund të kontestohet”, deklaroi Delon për gazetën franceze “Figaro”.

Nga ana e tyre, organizatorët e festivalit të sivjetmë në Kanë pohuan se as një presion nuk do të ndikojë në vendimin e tyre, duke kujtuar se presione të ngjashme kanë pasur edhe në të kaluarën, por as atëherë nuk ishin dorëzuar përballë tyre.

“Alain Delon ka të drejtë të thotë atë që e mendon. Është e vështirë të gjykohet në kohën e tanishme se çfarë ka thënë para disa vitesh dhe në çfarë kontesti kanë qenë deklarata e tij”, theksuan organizatorët.

Aktori asnjëherë deri më tash nuk ka arritur të fitojë një çmim të rëndësishëm të këtij festivali.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat