Milioneri brazilian ndihmon refugjatët venezuelas

Bota

Milioneri brazilian ndihmon refugjatët venezuelas

Më: 20 maj 2019 Në ora: 21:30
Foto

Carlos Wizard Martins, një prej njerëzve më të pasur të Brazilit, vajti sot në kufirin me Venezuelën për të pritur refugjatët.

“Ndonjëherë një familje venezuelase, e përbërë nga babai, mamaja dhe tre fëmijët, mbërrin me një qese plastike të peshës pesë kilogramë. Kur i shoh, mendoj se si është e mundur të reduktosh jetën e një familje të tërë në atë qese”, deklaroi miliarderi brazilian.

Wizard u bë pjesë e milionerëve të renditur nga revista “Forbes” në vitin 2018, kur pasuria e tij u vlerësuar për 2,4 miliardë real (rreth 750 milionë dollarë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat