Protestat e dhunshme në Indonezi, gjashtë persona të vdekur, 200 të tjerë të plagosur - Bota Sot
Protestat e dhunshme në Indonezi, gjashtë persona të vdekur, 200 të tjerë të plagosur

Bota

Protestat e dhunshme në Indonezi, gjashtë persona të vdekur, 200 të tjerë të plagosur

Më: 22 maj 2019 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Gjashtë persona janë vrarë dhe rreth 200 të tjerë janë plagosur gjatë marsheve masive që janë zhvilluar në Xhakarta, kundër rizgjedhjes së presidentit të Indonezisë, Joko Widodo.

Policia indoneziane ka konfirmuar numrin e të vdekurve, bazuar në raportet e siguruara nga spitalet.

Zyrtarët policorë kanë thënë se shkaku i vdekjeve është duke u hetuar.

Shefi i policisë kombëtare, Tito Karnavian ka mohuar se zyrtarët e këtij institucioni kanë përdorur municion.

Në disa zona është ndaluar edhe përdorimi i rrjeteve sociale në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e thashethemeve.

“Disa kanë pasur plagë nga të shtënat, disa kanë plasur shenja të plagëve, mirëpo neve ende na duhet ta qartësojmë këtë”, ka thënë Karnavian, duke iu referuar gjashtë personave të vdekur gjatë natës së kaluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...