Në Meksikë ligjin e bëjnë bandat

Bota

Në Meksikë ligjin e bëjnë bandat

Më: 23 maj 2019 Në ora: 11:05
ilustrim

Komisioni meksikan për të Drejtat e Njeriut thotë që sulmet ku bandat e bëjnë ligjin, dhe vrasin apo lëndojnë njerëzit të cilët janë të dyshuar për krime, janë duke u rritur në mënyrë dramatike.

Komisioni thotë që ka pasur së paku 241 sulme të këtilla vetëm gjatë këtij viti, ndërsa ishin raportuar 162 në tre vitet e kaluara së bashku.

Së paku 107 viktima janë raportuar vetëm sivjet.

Në raportin që u publikua të mërkurën thuhet që sulmet janë si pasojë e mungesës së sigurisë, dhunës dhe mosndëshkimit të sulmeve.

Raporti tregon që statistikat nuk janë të gjitha të sakta dhe numri i rasteve të këtilla mund të jetë shumë më i madh.

Sulmet kanë ndodhur më së shumti në territorin e shtetit Puebla dhe Nju Meksiko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat