Diplomati gjerman udhëton në Iran për të qetësuar tensionet mes Iranit dhe SHBA’së

Bota

Diplomati gjerman udhëton në Iran për të qetësuar tensionet mes Iranit dhe SHBA’së

Më: 23 maj 2019 Në ora: 12:18
Jens Ploetner

Një diplomat i lartë gjerman është sot në Teheran. Ai do mundohet që të bindë Iranin që të vazhdojë të respektojë marrëveshjen për energgji nukleare, përkundër tërheqjes së njëanshme të SHBA’së dhe presionit të madh që po vjen nga Washingtoni për këtë çështje.

Ministria e jashtme e Gjermanisë tregon që diplomati i lartë Jens Ploetner do takohet sot me zëvendës ministrin e punëve të jashtme të Iranit Abbas Araghchi të martën.

Vizita vjen pasi tesntionet në këtë rajon janë rritur shumë. Gjithashtu kjo vjen në një kohë kur Irani ka deklaruar se nënshkrueset tjera të marrëveshjes nukleare, që janë Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Kina dhe Rusia, kanë dy muaj kohë që të zhvillojnë një plan për të mbrojtur Iranin nga sanksionet amerikane.

Ministria gjermane thotë se ka një mundësi që diplomacia mund të bind Iranin që të vazhdojë të respektojë marrëveshjen dhe gjithashtu paralajmëron që palët nuk duhet të nguten rreth kësaj çështje pasi që kjo mund të sjellë deri tek keqkuptimet e më pas deri tek konflikti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat