Narendra Modi sërish fiton zgjedhjet në Indi

Bota

Narendra Modi sërish fiton zgjedhjet në Indi

Më: 23 maj 2019 Në ora: 13:06
Indi

Kryeministri indian Narendra Modi ka siguruar një tjetër mandat pesë-vjeçar, pasi korri fitore të përgjithshme zgjedhore.

Rezultatet e deritanishme tregojnë se Partia e tij Bharatiya Janata (BJP) është në rrugë për të fituar rreth 300 nga 543 vende të zgjedhura në parlament.

Aleanca kryesore e opozitës, e kryesuar nga partia e Kongresit të Rahul Gandhit, duhet të pranojë humbjen, njofton Klan Kosova.
Mbi 600 milionë njerëz votuan në një proces gjashtë javësh maratonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat